Wednesday, November 24, 2010

poezi

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

Nana

Sa e madhe ishe moj nane,
E me cfaqesh kudo qe jam;
Ne ballin tend kish nje vend
Sa krejt jeta ime qe qon!

Une qe isha i djallezuar,
Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
Te shkaktova shume telashe,
Ti kurre s`me le te vetmuar.

Nje dite, me traste ne krahe
Me nise per ne horizontin tim;
Ne balle shkelqimin tend,
Ne zemer bartja bekim.

Kaluan muaj dhe vite
Decenje, qe s`i mbaje mend;
Ne zemer te bartja moj nane,
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.

Kur kisha provimin e fundit,
Ne anderr, ne salle te kam pa;
M`u cfaqe si nje yll
Nga gezimi, shume kam qa!

Tash ,qe prehesh ne amshim,
Une te kam prane-megjithese s`te kam;
Lengon ky shpirti im,
per vitet qe na ndane.

Kur te vjen vjeshta ime,
Le te jete nje dite pa shi;
Le te bjen puhize e lehte,
Te me merr e me bie te ti.

Ta shoh edhe nje here nanen,
Qe me bani kamb e dore;
Te qmallemi ne perqafim,
E te shkojme ne rrugen tone.

Nipat e mbesat tua,
le te luten kur te vijne;
Nje lutje per gjyshen
Nje per shpirtin tim.


MAMI IM

Mami e bukur
Shpirti im,
Shumë të dua
Dielli im.

Bashkë me babin
Të pres te dera,
Kur del ti
Sikur vjen vera.

Jam i vogël
S’kam fuqi,
Por kam zemër
Që t’don ty.


  SHQIPJA

Na mekoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhe e shpirtit
Na gjumoi nder perralla
Me e embla shqipe-fjala.

Dhe kur flisnim capra cupra
Ishin rrokje, fjale te bukura
Ishin vete kuptimi i jetes
Shqiptarisht dhe asgje tjeter.

Dhe ne ka pak atavizma
Mbetet gjuhe me fisnikja
Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise!

ATDHE

Gerxhe ngado ku shkel
Ku je, o Atdheu im?
Vetem gerxhin tend dua te ndjej
Mes gerxhesh ketu ne mergim!

Ne token qe duket e njejte
Rremoj e rremoj si i mar'
Te ndjej eren e dheut te shenjte
Eren e gerxhit shqiptar!

Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
Une mergimtari eksplorator
Atdheun e gjej tek shpirti
Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!

ATDHE

Rri ulur atdhe plak
La me lot e la me gjak
Mijera vjet ne histori
Me shum rob se ne liri.
Vetem qan e renkon
Trojet e veta kerkon
Buza vetem i buzeqesh
Kur sheh bijt me armet ngjesh.
Nga cdo an vjen za i burrit
Mun ne diten e Flamurit
Ne cdo an vjen za i trimit
Mun ne diten e bashkimit.
Jam Kosova e Trimerise
Lulja e bukur e Shqiperise
Me coi Isa shpirt boluri
Me tha: Te Therret Flamuri.
I Ilirides jam Iliri
Dhe ilir dua me mbet
Per c'far do xhevahiri
Shqiperin se jap peer jet!
Jam Ulqini,jam Malsia
Edhe mua me therret Iliria
Jam Malsia O Ded Gjon Lulit
Jam Shqiponja NE balle te FLAMURIIT!

Thursday, November 11, 2010

Sjellja e mirë është xhennet në zemërİslami resimler Allah Yazısı
E shëroj shpirtin me dhënie shprese.
Sa e ngushtë është jeta po mos të ishte shpresa!
Njerëzit janë pasqyrë e njeriut, nëse ai ka sjellje të mirë ndaj tyre edhe ata do të sillen mirë me të.
Në këtë mënyrë njeriu qetëson nervat,rahatohet dhe ndjen se gjithë shoqëria ku jeton është shok i tij.
Nëse njeriu ka sjellje jo të mirë ndaj njerëzve të tjerë këtë do ta gjejë edhe tek ta. E kush nuk respekton njerëzit ai nuk respektohet nga askush.
Ai që ka sjellje të mirë është më afër qetsisë shpirtërore dhe më larg dhimbjeve dhe plagëve që vijnë nga nervozizmi e brengosja.
Nga ana tjetër,mirësjellja në islam konsiderohet adhurim.
Ja se si na mëson Kur'ani fisnik:
"Ti merre të lehtën,urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve." (Kur'an,7:199)
Po ashtu,duke cilësuar të Dërguarin tonë, Muhammedin a.s.,Allahu xh.sh. thotë:
"Ti ishe i butë ndaj tyre,ngase Allahu të dhuroi mëshirë,e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë,ata do të shkapërderdheshin prej teje,andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta,e konsultohu me ta në të gjitha çështjet,e kur të vendosësh,atëherë mbështetu në Allahun,se Allahu i do ata që mbështeten".(Kur'an, 3:159)
Ndërsa profeti a.s thotë në një thënie të tij:
"Më i dashur tek unë është ai që ka sjellje të mirë,që është i butë dhe bashkues mes njerëzve,ndërsa më i urryer tek unë është ai që përgojon të tjerët,ndan të dashurit dhe u hedh akuza të ndershmëve."
FJALE TE URTA

Pas cdo firme te falimentuar qendron nje bisesmen i suksesshem.
Pas cdo genjeshtre, fshihet nje e vertete lakuriqe.
Kanibalet e dikurshem i hanin trupin njeriut,te sotmit,i marrin shpirtin.
Kur flasin faktet, zoterit heshtin.
Te gabosh eshte njerezore,nqs gabimet nuk jane antinjerezore.
Kur njerezit kthehen ne automate,kriza e vetme ne bote do te jete energjitika.
Lideret e partive,jane kundershtare me njri-tjetrin,sepse pushteti eshte i embel.
Puna krijoi njerine,kurse papunesia dembelin.
E verteta e tij eshte qe s'ka fare te verteta.
Kur e verteta per ndonjerin jep provim,per tjetrin genjeshtra diplomohet.
Me pare e kemi quajtur ndihme,tani i thone sponsorizim.
S'ka anekdoda per kriminele ,por vetem per politikane.
Me mire nje qen mik se nje shok armik.
                          Si ndikon kafja ne shendetin e njeriut

 Ekspertët gjermanë dhe ata amerikanë rikonfirmojnë edhe një herë efektet pozitive të kafesë në shëndetin e njeriut. Vetëm pak kohë më parë ishte vërtetuar pjesërisht nga kërkuesit italianë se procesi ndaj kafesë kishte “mbaruar”. Pija më e konsumuar dhe më e dashur në botë ishte çliruar përfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka më asnjë dyshim, studimi i Institutit Italian për ushqyerjen dhe ushqimin mbështetet plotësisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman të Barennit të Mynihut, si dhe kolegët e tyre në “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer e Rob Van Dam. Përfundimi është i njëjtë: nëse nuk kalohet limiti i katër filxhanëve kafe ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku për aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, përveçse është një rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrën në formë të mirë dhe nga aroma e saj çlirohen substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Kështu, pija e zezë, “mbreti” pas çdo pauze në punë dhe daljeje me miqtë, duket se po jeton në shkallë ndërkombëtare një imazh tjetër nga ajo që të gjithë kishin menduar më parë. Askush nuk mund ta mohojë se për vite e vite me radhë pija më e dashur në botë është parë me një sy tjetër, çka i ka detyruar specialistët e kësaj fushe të zhvillojnë studime të detajuara.
Konsumimi
Ideja se konsumimi i disa filxhanëve në ditë rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme kardiovaskulare tani nuk ekziston më. “Kjo është zyrtare. Studimet që tregonin në të kaluarën se kafeja është e dëmshme për organizmin, tani nuk mund të mbrohen më”,- ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisë ushqimore në Universitetin gjerman të Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja është një përzierje e më shumë se njëmijë substancash, shumë prej të cilave akoma nuk janë studiuar për efektin e tyre mbi shëndetin njerëzor. “Është e vërtetë që shumë nuk janë studiuar, por ato më të rëndësishmet për të dalë në një përfundim, janë studiuar”,- tregon ai. Në fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrën dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat që vepronin në qelizat nervore si receptorë të adenozinës, veprim kimik që kryhej nga sheqeri dhe një bazë e zotuar me strukturë të njëjtë me kafeinën, në gjendje për të shkaktuar përgjumje dhe për të ngadalësuar aktivitetin natyral. Në këtë mënyrë, duke bllokuar veprimin e adenozinës, kafeina shkaktonte efektin e njohur të mungesës së përqendrimit dhe nxiste lodhjen, por që kurrsesi nuk mund të thuhet se është e dëmshme për shëndetin.
Studimi
Ashtu si të gjithë përbërësit e tjerë ushqimorë, studimi aktual tregon problemet që mund të shkaktohen vetëm nga mënyra se si kafeja konsumohet. Sipas mjekëve të studimit, kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjë rrezik që kafeina të veprojë negativisht mbi të, por ata që nuk janë mësuar me kafenë dhe papritur fillojnë të pinë shumë filxhanë, duhet të përballen me sindromat e një doze të tepruar, që fillojnë nga nervozizmi e deri te rrahjet jo të rregullta të zemrës. Kjo do të thotë se nëse nuk kalohet kufiri i katër kafeve ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku përjashtim bëjnë vetëm personat me tension të lartë dhe shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, të cilëve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumë filxhanëve në ditë. Por, përveç ekspertëve evropianë, lajme të mira për “pijen më të dashur në botë” vijnë nga dy kërkuesit e “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar një studim për një periudhë të gjatë kohe duke vëzhguar më shumë se 150 mijë gra, në përfundim të së cilit arriti në konkluzionin: “Konsumi i kafesë nuk ndikon aspak në rritjen e tensionit të gjakut”. E ndërsa studime të ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nënvizon: “Kjo ndodh, sepse kafeja me sa duket përmban edhe substanca që neutralizojnë të ashtuquajtura efektet negative të kafeinës”.
Abuzimi
Një pije “inteligjente” dhe e domosdoshme, megjithatë, gjëja ku duhet treguar më shumë kujdes ka të bëjë me konsumin e saj. Mes të tjerash, kjo “ftesë” vjen dhe nga prezantimi i fundit për temën “Kafeja dhe shëndeti”, zhvilluar nën kujdesin e INRAN, Instituti Kombëtar i Kërkimit për Ushqimet dhe Ushqyerjen, me kontributin e enteve të tillë si “Fondacioni për studimet mi ushqimet”, i cili që nga viti 1986 është pikë referimi shkencor, kombëtar dhe ndërkombëtar për kërkimet në këtë sektor; instituti farmakologjik “Mario Negri” në Milano dhe instituti britanik “Coffee Science Information Centre”, që përmbledh studimet më të fundit të kësaj fushe të publikuara në revistat më të mira shkencore. Por abuzimi me kafenë mund të shkaktojnë intaksikacion, të njohur ndryshe me emrin kafeinizëm, që shkakton irritim dhe shqetësime të gjumit e që mund të bëhet vdekjeprurës vetëm në rastin teorik, nëse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartë kjo me asimilimin e dhjetë gramëve kafeinë. Kush nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri të tilla dhe nuk i kalon më shumë se katër filxhanë në ditë, nuk ka asnjë arsye përse të trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si një substancë që jep varësi si drogat e vërteta.
Sportistët
Nga këtej del se kafeja është edhe një mike e mirë e sportistëve. Falë veprimit të saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund të japë një ndihmë për një imazh të mirë artistik, pa iu trembur aspak testit anti-doping, që mund të tregojë diçka të çuditshme vetëm nëse kalohet kufiri i 12 miligramë kafeine për një litër urinë, sasi që korrespondon jo më shumë se 12 kafe ekspres përnjëherësh. Por, për të kuptuar sa kafeinë ka konsumuar një njeri, është e rëndësishme të mos lësh pas dore diferencën mes ekspresit të pirë në bar dhe kafesë së përgatitur në shtëpi, që mesatarisht përmban nga 40 deri në 80 mg, apo edhe krahasimin e bërë me kafenë e quajtur ndryshe “amerikane”. Megjithatë, kjo nuk është një e vërtetë absolute. Shpesh herë mund të arrihet e kundërta në varësi të mënyrës së përgatitjes.
Pirja pas vakteve
Zakoni për të pirë kafe menjëherë pas vakteve të ngrënies është pozitiv, për faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide të stomakut. Ndërkaq, kush vuan nga një sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetër të kufizojë përdorimin e kësaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesë lëshohen rreth 900 substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Bëhet fjalë për substanca kimike që shpërbëhen shpejt në ajër, ndaj për këtë arsye specialistët tregojnë se kafeja duhet pirë menjëherë pas përgatitjes, pa e lënë të ftohet. Nëse nuk është vërtet një “ilaç që të zgjat jetën”, padyshim që është diçka që i ngjan shumë. Është provuar se antioksiduesit që përmban çdo kokërr e saj parandalojnë shumë sëmundje, mes të cilave shumë lloje kanceresh, si ata të pankreasit dhe zorrës së trashë, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dëmtues që zhvillohet në qelizat e tyre. Me pak fjalë, kafja është një “mikeshë” nga e cila nuk duhet hequr dorë kurrë.
                                 Semundjet qe ndikojne ne trupin e njeriut        


Te pakten  sipas shkences bashkekohore jane 76 semundje apo simptoma qe demtojne trupin e njeriut.
Por cilat jane keto semundje dhe organet qe preken me shume, cilat jane shkaktaret e tyre dhe menyrat sesi shfaqen ato.
Ne kete suplement jane sqaruar te gjitha semundjet me emertimet e tyre ne gjuhen shkencore dhe ate popullore me nje fjalor te qarte ne shqip.
Çdo semundje shpjegohet me kuptimin e saj te plote ne gjuhen shqipe dhe emertimi i njohur i tyre, duke treguar edhe simptomat perkatese me te cilat ato shoqerohen, si dhe disa keshilla qe duhet te ndiqen nga te gjithe ata njerez qe shfaqin keto simptoma.
Te gjithe grupmoshat kalojne shqetesime te ndryshme shendetesore dhe simptomat e variantet e shfaqjes se semundjeve jane nga me te larmishmet, per kete duhet krijuar nje “kulture” paresore per te qene te njohur paraprakisht me to.
Semundjet e ndryshme qe prekin njeriun dhe demtojne organet e trupit, apo çrregullojne mirefunksionimin e tyre, duhet me pare te njihen simptomat dhe te ndiqen keshillat paraprake para se t’u drejtohemi mjekut. “Tirana Observer” jep nje permbledhje te ketyre semundjeve, simptomat me te cilat ato shfaqen dhe keshillat qe duhet te ndiqen ne nje suplement prej 6 faqesh.
1- Zemra
eshte organi qendror i sistemit te qarkullimit te gjakut te njeriu dhe te kafshet, ne trajten e nje koni, muskulor me maje poshte, qe gjendet ne anen e majte te zgavres te kraharorit ne mes te mushkerive ne pjesen e majte e kraharorit. Ky organ i disa kafsheve qe perdoret per ushqim. Semundjet me te veshtira per t’u kuruar dhe qe preknin njerezit qofte edhe ne befasi lidhen pikerisht me kete organ jetesor.

2- Zorra

Pjese e aparatit tretes te njeriut a te kafsheve, ne trajten e nje gypi te mishte, te gjate e te ngushte, qe fillon nga stomaku, perdridhet disa here ne bark e mbaron ne te ndenjurat. Zorra e holle pjesa e ketij organi nga stomaku deri te zorra e trashe. Zorra e trashe pjese e ketij organi nga zorra e holle deri te te ndenjurat. Zorra e verber pjese mbeturinore qe ndodhet ne krye te zorres se trashe dhe ka trajten e nje krimbi.
3- Veshi
Secili nga dy organet e degjimit, qe gjenden ne te dy anet e kokes te njeriu dhe kafshet e larta; pjesa e jashtme prej kerceje, llapa e ketyre organeve. Veshet lidhen ngushte me aftesine e njeriut per te degjuar ndjeshmeria e organit te degjimit, aftesi e veçante e njeriut per te kapur e per te riprodhuar tingujt. Demtimi i njerit prej ketij organi nuk lidhet domosdoshmerish edhe me te dytin.
4- Veshka
Veshke quhen secila prej dy pjeseve te organit ku perftohet ujet e holle, qe kane trajten e nje fasuleje te madhe dhe qe ndodhen ne te dy anet e shtylles kurrizore, afer mesit, te njeriu dhe te kafshet; ky organ tek disa kafsheve perdoret edhe si ushqim mjaft i shendetshem per njerezit. Ne rastin e nderlikimit te njeres prej veshkave njeriu mund te jetoje edhe me veshke artificiale , e cila eshte nje aparat i nderlikuar qe ben punen e veshkes kur kete e operojne ose kur eshte e semure.

5- Temthi

Secila nga dy pjeset e siperme anesore, te sheshta ose pak te futura, te kokes se njeriut qe ndodhen pertej vetullave ndermjet ballit, faqeve dhe vesheve. Temthi jep dhimbje tipikisht ne hipokondrin e djathte, poshte brinjeve. Nganjehere, kur irritohet pjesa e diafragmes qe ka kontakt me temthin, dhimbja ndiehet edhe ne shpatullen e djathte (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla).
6-MUSHKERIA
Secila nga dy pjeset e organit kryesor te frymemarrjes, qe gjendet ne kraharorin e njerezve e te kafsheve kurrizore dhe qe perbehet  prej indesh te veçanta, ne ngjyre te zbardhelleme e si sfungjer e sherben per pastrimin e gjakut e per pasurimin e tij me oksigjen. Semundjet e mushkerise jane thuajse te njejta me ato te organit fqinje, melçise, vetem se ne rastin e mushkerive jane me te rrezikuara ata njerez qe jetojne ne ambiente te ndotura, qe konsumojne duhan apo alkool ne menyre te vazhdueshme.
7- Tiroidja
Tiroidja eshte nje gjender me sekrecion te brendshem qe ndodhet poshte Molles se Adamit. Ajo merr pjese ne metabolizmin e organizmit dhe te gjitha hormonet e saj i derdh direkt ne gjak. Ne vendin tone tejkalohet kriteri per ta quajtur kete semundje epidemike, pasi ajo gjendet ne mbi 80 per qind te popullates, ndersa sipas UNICEF-it ne 97 per qind te njerezve te studiuar kishte mangesi ne sasine e pervetesimit te jodit. Mungesa e jodit eshte pikerisht zanafilla e strumes, qe kohet e fundit njihet me nje emer te vetem, Sindroma e Deficiences Jodike.
8- Truri
Pjesa qendrore e sistemit nervor te njerezve dhe kafsheve, qe perbehet nga nje lende e bute me ngjyre te bardhelleme, e cila mbush kafken dhe eshte e mbeshtjelle me tri cipa; lenda e perhime e kesaj pjese te sistemit nervor si qender e shqisave; e veprimtarise mendore, e ndijimeve dhe e levizjeve te vullnetshme; organi i te menduarit te njeriu. Pjesa kryesore e sistemit nervor te njeriut si qender e te menduarit, aftesia mendore per te gjykuar per te arsyetuar a per te kuptuar realitetin qe na rrethon; gjendja mendore e njeriut; mendja.
9- Stomak
Pjesa kryesore e aparatit tretes te njeriu dhe te kafshet, qe ndodhet ne pjesen e siperme te barkut, fill pas kapercellit dhe qe ka trajten e nje traste muskulore, ne te cilen bluhet ushqimi.
Sistemi i tretjes i perbehet nga  elemente dhe organe te rendesishem, si goja, gjendrat e peshtymes, gjuha, gryka, stomaku, melçia dhe pankreasi, funksionon ne nivel kompjuterik. Ky sistem qe drejtohet automatikisht, demtohet si pasoje e aktivitetit njezetekateroresh, shpesh edhe si pasoje e nervozizmit dhe ushqyerjes se gabuar.
1- Pagjakesia
Dobesi e pergjithshme e organizmit, e cila vjen nga pakesimi i rruazave te kuqe te gjakut, anemi. Pagjak: Qe nuk ka aq gjak sa duhet, qe vuan nga pagjakesia; qe eshte i dobet dhe i zbehte, qe ka pamje te semure per shkak te mungeses se gjakut; anemik.
Simptomat:
1- Lodhje, takikardi, zbehje, jane simptomat e anemikeve
2- Anemiket duhet te konsumojne spinaq dhe barera jeshile, fruta me vitamine C, leng karotash
3- Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet.
4- Anemia shkaktohet si pasoje e nje ushqimi te keq
2- Pagjumesi
Mungesa e gjumit te rregullt per shkak te semundjeve ose te shqetesimeve te ndryshme. Gjendja e njeriut qe nuk ka fjetur fare a qe nuk eshte i ngopur me gjume. Pagjumesia mund te jete me pasoja negative per shendetin dhe mireqenien.
1- Pagjumesia ndikon ne funksionet baze te organizimit
2- Ndikon ne metabolizmin e glukozes, ne sekrecionin e insulines
3- Ne funksionimin e gjendrave tiroide, ne sistemin imun
4- Pagjumesia mund te jete shkak per semundje te zemres, kancerit
3- Pankreasi
Gjender e zgjatur, nen stomak, ne te majte, e cila nxjerr nje leng qe derdhet ne zone e thithet nga rremat e gjakut dhe nje leng tjeter qe ndihmon ne tretjen e ushqimeve. Demtimi i kesaj gjendre shoqerohet me çrregullime ne organizmin e njeriut.
1- Perdorimi i alkoolit eshte shkak per demtimin e pankreasit
2- Mbipesha shkakton demtime te pankreasit
3- Nga demtimi i pankreasit shkaktohen: pankreatit i thjeshte, nekrotik ose hemorragjik
4- Ai shkakton tumoret, cistet, diabetin dhe guret ne veshka
4- Paraliza
Humbje e plote ose e pjesshme e aftesise se nje gjymtyre a te nje organi per te levizur, per te vepruar a per te ndier, e cila shkaktohet nga nje semundje qe godet sistemin nervor. Kjo semundje qe demton sistemin nervor quhet Paraliza cerebrale.
1- Paraliza cerebrale perdoret per çrregullimet neurologjike
2- Ndikon ne aftesine e trurit per te kontrolluar muskujt
3- Paraliza cerebrale ndodh per shkak te demtimeve te trurit
4- Mund te krijoje vonesa mendore, probleme te degjimit, shikimit
5- Perdhesi
Semundje qe shfaqet me pezmatim te kyçeve e te mishrave, me dhembje e me dridhje; reumatizmi; cerme. Kjo semundje mund te jete e trashegueshme, por per shfaqjen e saj mund te ndikojne edhe faktore te tjere siç jane stresi, alkooli, semundje te tjera, etj.
1- Trashegimia gjenetike rrit mundesine per t’u semurur nga perdhesi
2- Kombinimi stres dhe alkool mund te nxise shfaqjen e tij
3- Shkak mund te jene semundje te tjera, tensioni i larte
4- Rritja ne peshe si faktor ndikues, mosha
6- Zgjeba
Semundje ngjitese e lekures te kafshet dhe te njerezit, qe shkaktohet nga nje parazit dhe zakonisht shfaqet mes gishtave, ne bark, ne kurriz, ne kofshe, etj. Me puçrra me uje e me kore, te cilat kruhen shume; krome.
1- Shkaktare jane polenet e luleve, mykrat, pluhurat
2- Nje sere substancash qe shkaktojne dermatitet e kontaktit
3- Jane bashkeshoqeruese te rasteve te astmes ose bronkiteve
4- Fytyra, duart, pjesa e dekoltese preken me shume
7- Verdheza
Semundje ngjitese qe demton sidomos melçine e zeze dhe I jep lekures e syve te te semurit ngjyre te verdhe. Kjo semundje e njohur ndryshe ne gjuhen mjekesore si Hepatit eshte nje infeksion i melçise dhe mund ta demtoje rende kete organ.
1- Verdheza eshte nje infeksion i melçise
2- Simptomat jane te marrurit mendsh, te vjella, lodhje
3- Virusi qendron ne trup dhe mund te demtoj rende melçine
4- Virusi transmetohet nepermjet gjakut ose sekrecioneve te trupit
8- Veremi
Sipas fjalorit te gjuhes shqipe, veremi eshte semundja e tuberkulozit. Ky eshte emertimi ne gjuhen popullore i kesaj semundje kronike qe prek mushkerite. Simptomat me te cilat ajo shfaqet jane ethe, temperature, renie ne peshe, kolle e forte, etj.
Simptomat
1- Temperature,ethe, humbje te energjise, lodhje
2- Renie ne peshe, humbje e oreksit, te perziera
3- Djersitje, ne pjesen me te madhe te rasteve naten
4– Kolle e forte e vazhdueshme qe zgjat 3 jave ose me shume.
9- Skizofrenia
Semundje e rende mendore, qe shfaqet me dyzim te botes se brendshme te se semurit per shkak te çrregullimeve ne bashkerendimin e proceseve psikike dhe qe sjell renien e veprimtarise psikike e paaftesine per te vepruar ne perputhje me realitetin.
1- Demtimi i perceptimit, demtimi i ndjenjes se unit dhe te vullnetit
2- Shume persona me skizofreni manifestojne reagime emocione anormale
3- Demtimi i marredhenieve dhe i sjelljes
4- Skizofreni ka shume veshtiresi ne shoqerimin me te tjeret
10- Ulcera
Puçerr qe del ne siperfaqen e lekures ose ne cipen e nje organi dhe qe mbyllet me veshtiresi; semundje qe shkaktohet nga dalja e ketyre puçrrave sidomos ne stomak. Me te prekur nga kjo semundje jane meshkujt.
1- Ulcera ne stomak shfaqet ne forme plagesh rrethore te malcuara
2- Shpesh e qelbezuar ne siperfaqen e brendshme te mukozes se stomakut
3- Çon ne gangrene te indeve
4- Meshkujt kapen me shpesh nga ulcera ne stomak.

11-Urthi

Semundje, e cila shkaterron kallinjte e te lashtave, duke bere qe kokrrat e tyre te zbuten e te mbushen me nje pluhur te zi qe mban ere te keqe. Djegesira qe ndjejme ne gryke nga thartira qe vjen prej stomakut. Me djeg urthi.
1– Ndjesia si djegie ne mes te kraharorit
2- Vjen zakonisht si ndjesi pas konsumimit te ushqimit
3- Ndodh periodikisht me te njejten frekuence ose variable
4– Ndjesia per te vjelle
12- Tifoja
Semundje ngjitese, e cila shkaktohet nga nje mikrob qe hyn ne organizem me ane te ujit te papaster, te ushqimeve, etj. Tifoja e zorreve, tifo qe shkakton plage ne zorre. Tifoja e morrit, tifo qe shkaktohet nga pickimi i morrit te kuq dhe qe shfaqet me disa njolla te kuqe ne trup.

Simptomat

1- Simptomat jane dhembje barku, kyçesh, te vjella, temperature e larte
2- Preken kryesisht femije, te rinj dhe te moshuar,
3- Simptomat mund te fillojne brenda disa oreve ose disa diteve
4- Simptomat mund te zgjasin per 24-48 ore, por edhe nje jave
13- Tensioni
Fuqi me te cilen enet e gjakut, duke perballuar shtypjen qe lind gjate kalimit te gjakut ne to, e shtyjne ate ne te gjithe pjeset e trupit; semundje qe shkaktohet nga shkalla e larte ose e ulet e kesaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit te eneve te gjakut.

Simptomat

1- Dhimbje koke, sidomos ne mengjes, gumezhitje te vesheve
2- Marramendje, gjak nga hundet, depresion pa e ditur shkakun
3- Personi eshte i shqetesuar dhe i irrituar
4- Skuqje e fytyres, ndjenja te fiketi
14- Pneumoni
Semundje e mushkerive ( mahisje e hojezave te tyre), qe shkaktohet nga disa lloje mikrobesh dhe qe shfaqet me zjarrmi te madhe, me te rrahura te shpeshta te pulsit, me dhembje te forta ne gjoks dhe me kolle; ftohje. Ne gjuhen popullore quhet te ftohtet.
1- Pacientet me pneumoni kane kolle,  dhimbje pleurave
2- Frymemarrje siperfaqesore dhe temperature te larte
3- Tek te rinjte shfaqet me kolle te thate, te vjella, dhimbje barkut, ndjenje lodhje.
4- Tek te moshuarit shfaqet me anoreksi, konfuzion, lodhje
15- Tuberkulozi
Semundje ngjitese e kronike, qe shkaktohet nga nje mikrob i quajtur “bacili i kokut” dhe qe prek mushkerite ose ndonje organ tjeter te trupit, ndishku, kolla e keqe. Me te predispozuar per t’u prekur prej saj jane te rriturit dhe te moshuarit.
1- Sistemi i dobet imunitar
2- Te rriturit dhe te moshuarit preken me teper nga tuberkulozi
3- Abuzimi me alkoolin apo droga ndikojne ne shfaqjen e tij
4- Te ushqyerit keq ndikon ne shfaqjen e tuberkulozit
16- Skleroza
Ngurtesimi i nje organi ose i nje indi per shkak te prishjes se pjeses qe kryen funksionin perkates dhe te zevendesimit te saj me ind lidhes. Simptomat jane ligeshtimi ne duar apo kembe; ndjenja e te qenit te pire (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqarte dhe pengesa ne shikim.
1- Skleroza eshte semundje e rende e njeriut, ne sistemin nervor,
2- Skleroza prek me se tepermi ndermjet moshes se 20 dhe 40
3- Nga kjo semundje vuajne me shume femrat se meshkujt.
4- Skleroza eshte e pasherueshme.
17- Tumori
Rritje e tepert e indeve te nje organi( te njeriu, te kafshet ose te bimet). Tumori mund te preke organe te ndryshme dhe ne varesi nga vendi ku zhvillohet shfaq edhe simptomat. Vihet re nje shtim i rasteve te prekjes nga tumori ne tru.
Simptomat
1- I semuri ndjen mpirje te njeanshme te trupit
2- Humbje te pjesshme te shikimit, epilepsi te ndryshme
3- Ndjen shtypje dhe presion ne tru
4- Marrje mendsh, dhimbjet e koke, lodhje, humbje ne peshe
18- Reumatizmi
Semundje qe shfaqet ne kyçet e gjymtyreve, ne muskuj ose ne pjese te tjera te trupit dhe qe shoqerohet me dhembje, me te therura dhe me enjtje. Shkaqet e semundjeve reumatizmale jane te pergjithshme dhe lokale, klima e ftohe ndikon shume ne rendimin e artrozes.
1- Shkak eshte mosha e cila perben nje faktor etiologjik
2- Faktori gjenetik, pra trashegimia
3- Me te prekura jane sidomos femrat pas te 50-ve
4- Mbipesha eshte faktor negativ per semundjet reumatizmale
19- Rrudhe/rrudhosje
Vije e perthyer ne lekuren e ballit, te fytyres, te duarve, etj; qe behet kur mblidhet lekura nga mosha, nga dobesimi, nga vuajtjet, a nga nje ndjenje e rende;zhuber. Lekura eshte pjesa me e ekspozuar e trupin tone ndaj faktoreve mjedisore, prandaj meriton kujdes.
1- Demtimi nga rrezet e diellit shfaqet sidomos ne nivelin epidermik
2- Rrudhat shkaktohen nga mungesa e kolagjenit dhe elastines
3- Keto substanca ruajne elasticitetin dhe kompaktesine e lekures
4- Duhet te merren masa per trajtimin e rrudhave ne fytyre
20- Rrufe
Pezmatim i cipes se brendshme te hundes zakonisht nga te ftohtet, qe ben te zihen hundet e te kullojne vazhdimisht, dhe qe shoqerohet me teshtima te shpeshta. Rrufa eshte nje semundje simptomatike, ndaj duhet te kurohen simptomat.
1- Femijet kane temperature
2- Te zihen hundet e te kullojne vazhdimisht
3- Shoqerohet me te teshtima te shpeshta
4- Zakonisht shkaktohet nga te ftohtet
21- Paludizme
Paludizme, eshte nje semundje parazitare shume e perhapur ne regjionet tropikale. Kjo eshte nje semundje e vjeter, e mendohet se edhe njeriu prehistorik, ka vuajtur nga paludizmi. Ne ditet tona, 500 milion njerez jane te infektuar ne bote e nga keto, 2.5 milion vdesin ne vit e 1 milion jane femije.
1- Njeriu infektohet nga pickimi i nje mushkonje qe quhet anofel
2- Ky parazit strehohet ne melçi
3- Paraziti fiton rruazat e kuqe dhe i shkaterron, shkakton anemi
4- Ne rraste shkakton koma, ose demtime ne pjesen e trurit
22- Tetanosi
Tetanosi eshte nje infeksion toksik i ardhur nga nje bakteri qe eshte ne gjendje te jetoj edhe ne mungese te oksigjenit. Kjo bakteri quhet ne latinisht Clostridium Tetani. Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri ne 21 dite nga infektimi .
1- Fillon me levizje te nervave ne pjesen e nofulles e dhimbje te forta
2- Mbas 3 javesh mund te zhduket vetvetiu
3- Per kete semundje nuk ekziston asnje medikament
4- Ne 80 per qind te rasteve kjo semundje eshte vdekjeprurese
34-KALLO
Pjese e lekures ne dore apo ne kembe qe eshte forcuar nga ferkimi ose nga te vraret (kur punojme me vegla dore , kur na vret kepuca etj). Kallo eshte ajo lekure qe mblidhet e rrudhet sidomos ne thembra dhe tek mbarimi i gishterinjve.
Simptomat:
1-Formohen ne vendet me ferkim te larte ku lekura vdes shpejt dhe nuk eliminohet siç duhet.
2-Behen te dhimbshme sidomos kur mikroorganizma zene fole aty duke u ushqyer me keratinen.
3-Lekura mblidhet dhe rrudhet ne pjeset ku shfaqen kallo
4-Duhen perdorur preparate te  posaçme per te kruajtur kallon.
35-KANCERI
Semundje e rendet qe shfaqet zakonisht me nje bullunge ne lekure ose ne nje organ, e cila vjen duke u rritur dhe shkaterron indet e tjera perreth; tumor I keq qe perhapet me shpejtesi ne gjithe trupin e njeriut ose te kafshes.  eshte semundje imunitare me raste edhe vdekjeprurese.
Simptomat:
1-Simptomat e kancerit varen nga vendi dhe lloji I kancerit
2-Ne disa raste shfaqet me puçrra ose gjendra qe nuk dhembin fare
3-Kur semundja prek organet e brendshme, pacineti e ndjen te forte gur organin perkates.
4-Ne disa raste kanceri shfaqet edhe me gjakderdhje te vazhdueshme
36-KAPSLLEKU
Te dalet jashte me veshtiresi dhe me vonese; te qenit kaps, shterzim barku. Sipas specialisteve ne  disa raste kapslleku mund te jete kronik, i trasheguar dhe kerkon patjeter nderhyrje kirurgjikale nga mjeket. eshte e rendesishme te mos abuzohet me ushqimet.

Simptomat:

1-Jashteqitje me vonese
2-Ngurtesim i stomaku, i barkut dhe zorres se trashe
3-Probleme kronike me urinimin dhe jashteqitjen
3-Ne disa raste pacienti mund te mos dale jashte edhe per nje jave te tere.
37-KOLERA
Sipas shpjegimit ne fjalorin e gjuhes shqipe Kolera eshte semundje e rende ngjitese qe shfaqet me enjtje e qelbezim te zorreve, me heqje e me dhembje te forta te barkut, me te vjella e me te ngjethura. Ne kete rast kemi te bejme me baktere qe behen superiore dhe e mundin trupin dhe organizmin e njeriut.

Simptomat:

1-Enjte dhe qelbezim te zorreve
2-Dhimbje te forta barku
3-Jashteqitje te shpeshta qe shoqerohen edhe me te vjella
4-Temperature normale e trupit por njeriu ndjen rreqethje.
38-KOLETSEROLI
eshte semundje e cila shkaktohet nga kolesterina, qe eshte nje lende organike me permbajtje dhjamore qe gjendet me shumice ne yndyrnat, ne trute e bagetive, ne te verdhen e vezes dhe gjithashtu kjo lende shkakton edhe semundjen e arteriosklerozes.
Simptomat:
1-Perqindje e larte e yndyrave ne gjak
2-Shtim i peshes ne menyre te papritur
3-Mungese fuqie, perqendrimi dhe stabiliteti
4-Ne disa raste shfaqet edhe me zverdhje te trupit.
39-KOLITI
eshte semundje e cila ka te beje me enjtjen a mahisjen e zorres se trashe.
Kjo semundje perfaqeson nje çrregullim te mirefillte te motorikes normale te zorres, si pasoje e gjendjeve emocionale, dietes (intolerances ndaj disa ushqimeve si ushqimeve te skuqura)
Simptomat:
1-Dhimbje e barkut ne kuadrate te caktuara apo ne te gjithe barkun
2- Dhimbja forcohet nga perdorimi i disa ushqimeve te veçanta
3-Dhimbja forcohet gjithashtu nga emocionet, stresi fizik dhe psikik
4-te gjitha keto shqetesime  lehtesohen  nga pushimi ne shtrat, defekimi apo nxjerrja e gazrave.
32—KOLLA
Sipas shpjegimeve ne fjalor nxjerrja e frymes  nga mushkerite me shperthim e me zhurme, me gulçime e zakonisht me kelbaze, per shkak te ngacmimeve a te semundjeve ne rruget  e frymemarrjes; zhurma qe nxjerrim; kollitje.
Simptomat:
1-Bllokim ne rruget e frymemarrjes dhe ne laring
2-Shtrengim i mushkerive qe percillet me kollitjen
3-Ngacmimeve te ndryshme ne rruget e frymemarrjes
4-Zhurma te ndryshme qe shpesh ngjajne me astmen.
40-KRONIKE
Semundje qe ka filluar shume kohe me pare e nuk eshte sheruar, qe zhvillohet ngadale e nuk sherohet shpjet. Ne kete rast semundja eshte e vazhdueshme, e perhershme.
Simptomat:
1-Semundjet kronike jane te vazhdueshme
2-Pjesa me e madhe e tyre jane te trashegueshme
3-Behet fjale kryesisht per semundje te organeve te brendshme
4-Shfaqen pas  25 viteve te para te jetes.

41-LEBRA

Semundje e rende ngjitese qe shfaqet ne lekure me puçrra e me leskra dhe dalengadale kalb mishin dhe e ben te bjere copa-copa. Zakonisht kjo semundje demton gjinjte e grave e te bagetive dhe shkaktohet nga mpiksja e gjakut.
Simptomat:
1-Lekure me puçrra
2-Mishin fillon te kalbet ne te zonen qe eshte infektuar
3-Lekura bie fare derisa e ben ate zone nje vater infeksioni
4-Shkaktohet nga mpiksja e gjakut.
42-LEMZA
Levizje e pavullnetshme e mushkerive, qe shkaktohet nga tkurrja e menjehershme  e diafragmes dhe na nderpret frymemarrjen per nje çast  te shkurter, ze I nderprere e I mbytur qe del nga gryka kur behet kjo levizje e mushkerive.
Simptomat:
1-Irritim i nervave te ndryshme sjell lemzen
2-Shkaktohet nga tkurrja e diafragmes
3-eshte e shpeshte, e shpejte
4-Ne shume raste pacienti shfaq shenja lodhje nga lemza.
43-LETARGJI
Gjendje e semure e njeriut gjate se ciles ai eshte ne gjume dhe nuk ndihen asgje.  Ne shume raste kjo semundje ngjan me gjendjen e komes, por ndryshimi eshte se ne rastin e letargjise pacientet e marrin veten me shpejt dhe jo gjithmone ka pasoja per jeten.
Simptomat:
1-Gjendje gjumi gjate gjithe kohes
2-Moskuptim, mosinteresim per sendet, njerezit dhe gjerat qe te rrethojne
3-Gjate letargjise pacientet nuk ndjejne asgje
4-Nuk zgjat me shume se disa ore.
44-LEZA
Ne fjalorin e gjuhes shqipe, fjala lez eshte shpjeguar si mish i huaj qe del ne nje pjese te trupit a ne nje organ te tij dhe qe eshte persiper gjemba-gjemba, iriq. Ai hiqet me djegie nga specialistet e lekures, ose ne rast se nuk eshte avancuar edhe me medikamente te ndryshme.
1-Mish i huaj qe shfaqet ne lekure
2-persiper eshte I mbushur me gjemba qe te shqetesojne
3-Rreth nje zone te caktuar mund te formohet nje apo me shume leza
4-Ne disa raste ato bien vete, ne raste te tjera digjen.
45-LENGATE
eshte nje semundje e rende qe e ben njeriun te vuaje e te lengoje ne shtrat per nje kohe te gjate. Nga ana tjeter lengata eshte edhe semundje ngjitese qe u bie kafsheve, si dhe semundje qe demton shume bime. Por ne rastin e njerezve ajo klasifikohet si semundje e paster, jo ngjitese.
1-Lengata e shtrin njeriun ne shtrat, pasi humbet energjite
2-Ndjehen dhimbje te shumta pergjate gjithe trupit
3-Nuk eshte semundje ngjitese
4-Shfaqet edhe tek kafshet edhe tek bimet.

46-MEKEM
eshte nje lloj shfaqje e semundjen e cila shpjegohet sipas fjalorit si lodhje,  a keputje e cila gati-gati te ze  fryma, mbetem pa fryme. Ne shume raste njerezve iu  pritet fuqia sa gati me bie te fiket.
1-Shfaqet me lodhje te madhe
2-Te zihet fryma dhe mbushesh me djerse
3-Te pritet fuqia dhe kerkon vetem gjume
4-Ne disa raste njerezve edhe iu bie te fiket nga kjo semundje.
47-MIKROBI
Organizem shume i vogel njeqelizor qe gjendet ne uje, ne ajer ne toke e ne qenie te gjalla dhe kalbezon e tharbeton lendet organike dhe shkakton semundje te ndryshme.
Simptomat:
1-Mikrobet shkaktojne semundje te ndryshme ne trupin e njeriut
2-Ato kuptohen vetem ne laboratore
3-Kalbezojne lendet organike ne trup
4-Per kete arsye njerezit duhet te jene sa me higjienike.
48-MORTHI
Semundje e shkaktuar nga te ftohtet,e  cila shfaqet me enjtje, me skuqje, me plasaritje dhe me kruarje te lekures se duarve, te kembeve e te veshit. Keshtu emertohet edhe vendi i enjtur e i skuqur dhe plaga qe behet ne lekure nga kjo semundje.
Simptomat:
1-Skuqje dhe enjtje ne duar, ne kembe dhe ne vesh
2-Tkurrje e lekures ne keto zona
3-Plaga behet e thate dhe ne disa raste djeg
4-Formohet nga thatesira ose nga lageshtira.
49-MUKOZA
Sipas shpjegimit ne fjalor, mukoza eshte nje cipe e holle e perbere nga nje lende e bardhe dhe e tejdukshme, qe vesh faqet e brendshme te disa organeve te trupit. Kemi mukoze te gojes, te syrit, te hundes, te mitres, te zorreve.
Simptomat:
1-Mukoza eshte cipe e holle
2-Vesh te gjitha anet e brendshme te organeve
3-eshte lende e bardhe dhe e tejdukshme
4-Ne shume raste mban ere te keqe.
50-MURTAJA
Semundje ngjitese shume e rende, qe shkaktohet nga nje virus i posaçem, perhapet shume shpejt, shfaqet me zjarrmi e dobesi te madhe, me dhembje te forta ne koke, ne qafe etj dhe sjell vdekjen.
Simptomat:
1-Zjarrmi e madhe ne trupin e njeriut
2-Dhimbje te forta koke dhe ne qafe
3-Perhapet shume shpejt, si epidemi
4-Organizimi i njeriut dobesohet ne maksimum.
51-Mykthi
Mykthi eshte semundje e gojes se femijeve te vegjel e te foshnjave, qe shfaqet ne fillim me pika te bardha te cilat me vone formojne  nje shtrese ne tere cipen e gojes, te gjuhes e te qiellzes.
Simptomat:
1-Prane zonen se gojes ose ne brendesi te saj shfaqen pika te bardha
2-Formohen shtresa te bardha ne goje
3-Semundja avancon ne gjuhe dhe ne qiellze
4-Prek vetem foshnjat.
52-NEVRALEGJI
Nevralgjia eshte shfaqje e nje semundje te caktuar e cila te jep dhembje qe ndihet gjate nje nervi dhe qe vjen nga cenimi ose pezmatimi I tij. Per te gjitha  rastet eshte e keshillueshme trajtimi dhe kurimi nga specialistet perkates.
Simptomat:
1-Mpihrje te organeve te ndryshme
2-Evidentim i nervave te ndryshme
3-Pezmatim te pjeses qe eshte prekur nga semundja
4-Rekomandohet kurimi nga mjeket
52-NEVRASTENI
Nevrastenia eshte  semundje e sistemit nervor pa ndonje cenim te dukshem, qe shfaqet me dobesi te pergjithshme, me prishje te gjumit, me dhembje koke dhe me ndjeshmeri te tepruar ndaj çdo ngacmimi.

Simptomat:

1-Dobesi e pergjithshme e organizmit
2-Prishje e gjumit
3-Dhimbje koke
4-Ndjeshmeri e tepruar ndaj ngacmimeve
54-INFARKTI
Vdekja e nje indi a nje pjese te nje organi kur prishen ose mbyllen enet qe e ushqejne me gjak.  (kemi infarkt te zemres, te trurit, te mushkerive). Infarkti eshte kryesisht shfaqje e semundjeve te zemres, por me rralle mund tu ndodhe edhe organeve te tjera.

Simptomat:

1-Ngushtim i organit qe  preket nga infarkti
2-Dhembje te padurueshme
3-Mungese dhe veshtiresi ne frymemarrje
4-Ndodh kryesisht tek te semuret me zemer.
1-ANEMIA
Dobesim i pergjithshem i organizmit, nga pakesimi i rruazave te kuqe te gjakut, pagjakesi. Ne kete rast personave u mungon gjalleria, jane te pafuqishem, te dobet, te zbehte. Kjo semundje prek çdo grup-moshe.

Simptomat:

1-Anemiket kane gjithmone  zbehje te lekures
2-Kane  skuqje jo normale te buzeve
3-Tek thonjte u krijohet gjithmone nje shtrat i prere
4-Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar

2-ANESTEZIA

Humbje e plote ose e dukshme e ndjeshmerise se gjithe trupit a vetem te nje organi, qe shkaktohet nga semundje te sistemit nervor, pandjeshmeri e plote ose e pjesshme. Kjo u ndodh njerezve ne momente te veçanta, ose edhe gjate nje nderhyrje kirurgjikale.
Simptomat:
1-Pacientet ne rastin e anestezise humbasin ndjeshmerine
2-Kjo semundje shkaktohet nga semundje te sistemit nervor.
3-Pas anestezise trupi eshte i mpire dhe duhet disa ore te shpihet
4-Humbja e ndjeshmerise mund te jete e plote ose e pjesshme
3-APATIA
eshte nje gjendje plogeshtie shpirterore, kur njeriut nuk i ben pershtypje asgje dhe prandaj nuk kundervepron ndaj  ngacmimeve. Ne kete rast njeriu eshte  moskokeçares dhe ka mos interesim per punen dhe te tjeret.
Simptomat:
1-Nuk ke deshire te besh asgje
2-Nuk ke deshire te degjosh te tjeter, te degjosh TV, radio etj
3- Je gjithmone moskokeçares
4-Nuk je i interesuar as per punet e tua as per punet e te tjereve.
4-APANDECITI
Mahisje e zgjatimit te vogel te zorres se verber dhe ne  ndonje rast edhe e vete zorres. eshte e keshillueshme qe apandeciti te hiqet nga te gjithe njerezit, pasi eshte nje pjese e parendesishme per trupin.

Simptomat:

1-Dhimbja fillon  nga kerthiza dhe shkon drejt kockes se djathte te legenit.
2-Dhimbjet shtohen sa here qe pacienti kollitet
3-Shpesh pacientet kane lodhje dhe veshtiresi ne frymemarrje
4-Pacientet kane mungese oreksi dhe te vjella te shpeshta.

5-ARTERIOSKLEROZA

Semundje kronike qe shfaqet  me trashjen dhe ngurtesimin e pjeses se brendshme te arterieve, skleroze e arterieve.  Arterioskleroza si proces fillon te krijohet shume ndermjet moshes 20-25 vjeçare, ndersa evidentohet ne moshen 30-vjeçare e larte.

Simptomat:

1-Pacientet kane frymemarrje te veshtire
2-Lodhen gjate ecjeve ose veprimeve te zakonshme
3-Dhimbjet zakonisht jane ne forme shtrengimi
4-Dhimbjet fillojne ne gjoks, me pas kalojne ne dore dhe ne shpine nga e majta ne te djathte.
6-ASTMA
Semundje qe shfaqet me zenien e grykes  here pas here, per shkak te bronkeve, te zemres, ose per shkaqe te tjera: shpirre, gulçim. Ne rastin e astmes pacienti shfaq veshtiresi ne frymemarrje, frymemarrja mund te jete me zhurme dhe  fishkellyese
Semundja shoqerohet me kolle te thate dhe te shpeshte
Simptomat
1-Infeksion akut ne rruget e frymemarrjes
2-Frymemarrje e shpeshte dhe me gulçime
3-Kolle e thate dhe e shpeshte
4-Shtrengim ne fyt
7-ATROFIZIM
Semundje e cila dobeson, rregjon dhe mpin nje organ  ose nje ind te organizmit.
8-BRONKITI
Semundje e bronkeve qe shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipes se tyre, mahijse e bronkeve.
9-BRUCELOZA
eshte semundje ngjitese e bagetise se imet, e gjedhit dhe e derrave, qe shkaktohet nga disa baktere dhe qe nepermjet kafsheve u ngjitet edhe njerezve. Shfaqja e saj ne shume raste eshte me temperature dhe vatra infeksioni neper te gjithe trupin e personave qe preken nga semundjet.

Sipmtomat:

1-Ethe dhe temperature te larte
2-Dobesim te organizmit per te vepruar
3-Vatra infeksioni neper te gjithe trupin
4-Njerezit e marrin ate ne ambientet ku jetojne kafshe me kete semundje.
10-CERMA
Semundje e kyçeve te gjymtyreve, qe vjen nga mahisja dhe shfaqet me mpirje, dridhje e dhimbje. Shfaqja e saj me  e madhe eshte tek kembet dhe duart, por ne ndonje rast prek edhe shtyllen kurrizore, apo vende te tjera ku ka kocka. Meshkujt vuajne me shpesh se femrat nga kjo semundje.
Simptomat:
1-Pacientet me kete semundje ndjehen te mpire
2-U dridhen mpihen, u skuqen dhe u dhembin gishtat e kembes apo te dores.
3-Dhimbjet shoqerohen me ethe dhe me temperature
4-Kyçi i kembes, gjuri ose kyçi i dores jane vende shfaqet zakonisht cerma. Ne disa raste eshte edhe kyçi i thundres, ose ana e jashtme e berrylit.

11-CIRROZA

Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtesimin e nje organi te trupit dhe prishjen e funksioneve te tij sipas fjalorit te gjuhes shqipe, quhet cirroze. Sipas mjekesise kemi cirroze te melçise, te  veshkave, si dhe  mushkerive. Ne te gjitha rastet pacientet vuajne dhimbje te medha.
Simptomat:
1-Organi qe dhemb (veshka, mushkeria ose melçia) ngurtesohet
2-Shpesh  brenda trupit pacientet e ndjejne ate te renduar
3-Dhimbje te shumta zakonisht  kur jane ne levizje
4-Enjtje dhe zverdhje te fytyres.
12-CISTI
Cisti eshte nje fshikez e mbushur me leng qe shfaqet si semundje ne inde ose ne organet e trupit. Pjesa me e madhe e tyre operohen, nderkohe qe ato qe jane te pazhvilluar mire bombardohen me medikamente.

Simptomat:

1-Dhimbje e madhe ne pjesen ku eshte shfaqur cisti
2-Dobesim dhe mungese reagimi
3-70 per qind e cisteve shfaqen ne vezore
4-Dhimbjet ne kete rast fokusohen kryesisht ne fund te barkut.
13-CISTIT
Mahisje e fshikezes se ujit te holle, sipas fjalorit ne gjuhen shqipe. Nderkohe qe per mjeket ky eshte nje infeksion urinar qe prek te gjitha grup-moshat dhe ndodh kudo qofte ne traktin urinar duke filluar nga fascia periferike deri ne meatusin uretral.
Infeksionet urinare jane me te shpeshte te femrat se sa te meshkujt.
Simptomat:
1-Veshtiresi dhe shqetesime gjate urinimit
2-Urgjence per urinim si dhe urinim i shpeshte
3- Urinim gjate oreve te nates si dhe urinim me gjak
4-Dhimbje dhe rendim ne fund te barkut

14-DAMLLAJA

Semundje e rende qe vjen nga gjakderdhja ne tru, ose nga mpiksja e gjakut ne enet e trurit e qe shkakton menjehere humbjen e ndjenjave dhe pushimin e levizjeve, shpeshhere pa ndaluar frymemarrjen e qarkullimin e gjakut.  Pikerisht per kete arsye damllaja eshte  cerebrale.
Simptomat:
1-Paralize e plote e trurit
2-Humbje e vetedijes
3-Humbje e kontakteve me realitetin dhe gjendje shoku
4-Ndalim i frymemarrjes dhe qarkullimit te gjakut.

15-DEPRESION!

Gjendje shpirterore patologjike e njeriut, qe shfaqet me nje lodhje te pergjithshme, me dobesimin e guximit e te veteveprimit, renie shpirterore.  Sipas fjalorit te gjuhes shqipe kemi depresion moral (shpirteror), depresion mendor (psikik), depresion nervor (krize nervore).
Simptomat:
1-Lodhje dhe dhimbje koke
2-Dobesim dhe dhimbje muskujsh
3-Dobesi fizike dhe djersitje
4- Simptoma gastrointestinale
5-Çrregullime te gjumit dhe endrra te keqija.

16-DIABETI

Semundje qe vjen nga paaftesia e organizmit per te pervetesuar sheqerin dhe qe shfaqet  me shtimin e sheqerit ne gjak e uje te holle, i cili del ne sasi te madhe.
Ne rastin e diabetit pa sheqer, kemi te bejme me nje semundje, e cila vjen nga disa çrregullime te sistemit nervor qendror e te sekrecionit te brendshem dhe qe shfaqet me etje te madhe e shtim te jashtezakonshem te ujit te holle, i cili nuk permban sheqer, as albumine.
Simptomat:
1-Pacientet kane shume etje
2-Ne rastin e diabetikeve ndodh edhe shtimi i  sasise se urines
3-Pacientet ndiejne dobesi trupore, si dhe gjendje pagjumesie
4-Preken shpesh here nga infeksione te shumta.

17-DIARREA

Semundje qe shfaqet me dalje jashte te shpeshta e si uje, heqja e shpeshte e barkut. Para nje shekulli diarreja ka qene semundja me e perhapur, kryesisht tek te rriturit, kjo per shkak te keq ushqyerit dhe menyres se jeteses. Diarreja eshte semundje infektive qe duhet kuruar me doemos.
Simptomat:
1-Jashteqitje te shpeshta per gjate gjithe dites
2-Zverdhje te lekures  ne te gjithe trupin
3-Ethe dhe ne disa raste edhe temperature
4-Jashteqitja ne te gjitha rastet eshte ne trajten e ujit.
18-DIHATJE
Frymemarrje e shpeshte dhe e rende pas nje vrapimi te gjate, pas nje lodhje te madhe fizike etj; zhurma qe degjohet kur dikush dihat. Zakonisht dihatja eshte shfaqje e semundjeve te tjera qe mund te kene pacientet, ne probleme me zemren, astmen e shume te tjera si keto.
Simptomat:
1-Dihatja lidhet me frymemarrjen e shpeshte dhe te rende
2-Njeriu gjate ketij procesi leshon gulçime te shpeshta
3-Zhurmat e frymemarrjes behen te renda
4-Dihatja eshte simptome e semundjeve te tjera si zemra, astma, veshka etj.
19-DHEMBJA
Mundim, shqetesim a vuajtja qe provon a heq dikush kur i dhemb diçka ne trup, ndjenja qe shkaktohet nga nje vuajtje fizike, sembim, therje. Kjo sipas fjalorit te gjuhes shqipe. Dhembjet jane te llojeve te ndryshme, duke filluar qe nga ndjesia e pickimeve qe jane dhembje te vogla e deri tek dhembjet nga semundje te renda.
Simptomat:
1-Mundim, shqetesim qe provon personi
2-Dhembja ndodh ne çdo pjese te trupi
3-Me te shpeshta jane dhembjet brenda organizmit
4-Dhembjet jane shfaqje te semundjeve te tjera, apo veprimeve te jashtme.

20-EKZEMA

Semundje kronike e lekures qe shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puçrra te lengeta ose te thata. Keto puçrra e bejne lekuren te thate dhe me luspa qe zakonisht shkaktojne kruarje te madhe. Ne lekuren e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyre si me te purpurt ose ngjyre kafe dhe lekura e vrazhde mund te jete si nje karakteristike dominuese.
Simptomat:
1-Skuqje e lekures dhe formimi i puçrrave te lengeta
2-Puçrrat e bejne lekuren te thate dhe me luspa
3-Kruarje e madhe ne te gjitha vendet ku shfaqet ekzema
4-Ngjyra e puçrrave varet nga ngjyra e lekures se njeriut.
21-EPIDEMIA
Sipas fjalorit te gjuhes shqipe, epidemia eshte semundje ngjitese qe perhapet shpejt te shume njerez ne nje krahine, ne nje vend a ne disa vende. Perhapet shpejt ne nje mase te madhe njerezish nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes dhe kontakteve te tjera.

Simptomat:

1-Semundje ngjitese
2-Perhapet ne te gjithe zonen, krahinen, qytetin
3-Perhapet nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes.
4-Epidemia mund te jete gripale, virale etj.

22-EPILEPSIA

Semundje e rende nervore qe shfaqet me kriza te herepashershme e te papritura, gjate te cilave i semuri perpelitet e nxjerr shkume nga goja dhe humbet plotesisht a pjeserisht vetedijen. Ndryshe quhet edhe semundja e tokes. Nuk ka nje mjekim standard te epilepsise, por, per çdo lloj epilepsie, ka nje lloj mjekimi specifik qe i pergjigjet gjendjes se pacientit.
Simptomat:
1-Gjendje si ne enderr ose mendime imponuese
2-Frike, depresion dhe panik
3- Levizje e gishterinjve, levizje e buzeve, pertypje. Te gjitha keto levizje jane te shpeshta.
4-Pacienti nxjerr shkume nga goja dhe humbet vetedijen.

23-ETHET

Gjendje e semure e trupit te njeriut qe shfaqet me zjarrmi, rrahje te dendura te pulsit dhe zakonisht me rreqethje e te dridhura, temperature e larte e trupit, zjarrmi. Ethet mund te zgjasin nga 10 minuta deri ne 10 ore. eshte e rendesishme keshillimi me mjeket ne raste te renduara.
Simptomat:
1-Zjarrmi ne te gjithe trupin
2-Rrahje te dendura te pulsit
3-Rreqethje e te dridhura
4-Temperature e larte e trupit.
24-FRUTHI
Semundje ngjitese qe prek sidomos femijet, e cila shfaqet  me puçrra ose me njolla te kuqe ne lekure dhe shoqerohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e qepallave, te qiellzes e te rrugeve te siperme te frymemarrjes. Fruthi parandalohet me vaksine.
Simptomat:
1-Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 dite pas ekspozimit ndaj virusit.
2-Fruthi shfaqet me temperature te larte
3-Me ftohje dhe inflamacion te  syve
4-Shperthim i kuq i imet ne lekure ne forme te pikave qe fillon nga fytyra dhe qafa dhe perhapet gradualisht teposhte duke e mbuluar tere trupin.
25-FSHIQJA
Semundje e rende vdekjeprurese (si kolera, murtaja, lia etj), qe prek shume njerez a kafshe dhe perhapet zakonisht shpejt ne nje krahine, ne nje vend  a ne disa vende si epidemi. Simptomat e saj jane te njejta me epidemine.
Simptomat:
1-Semundje ngjitese
2-Perhapet ne te gjithe zonen, krahinen, qytetin
3-Perhapet nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes.
4-Semundja e fshiqes eshte gjithmone vdekjeprurese.
26-GASTRITI
eshte semundje kronike, qe ka te beje me pezmatimin e cipes se brendshme te stomakut. Ndryshe gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili eshte me teper i perhapur tek perdoruesit e rregullt te alkoolit dhe duhanit. Shenjat dalluese te semundjes jane  dhembje(djegie) ne stomak poshte brinjeve dhe mund te arrije deri tek fyti.

Simptomat:

1-Djegie stomaku  dhe dhembje e tij
2-Dhimbja nis ne stomak dhe perfundon deri poshte brinjeve
3-Aftesia tretese eshte me e ulet se tek njerezit normale
4-Ne shume raste dhimbjet e stomakut shoqerohen edhe me dhimbje fyti.

27-HALUCINACIONET

Ndijim a perfytyrim i rreme qe i shfaqet njeriut kur eshte semure rende, kur eshte ne kllapi, kur eshte i tronditur shume shpirterisht. Halucinacionet zakonisht u ndodhin njerezve vetem ne rastet e semundjeve te pasherueshme, ose edhe kur jane te prekur nga hemorragjite cerebrale.

Simptomat:

1-Ndijim dhe perfytyrim i rreme
2-Ndodh gjithmone ne rastin e semundjeve te renda
3-Ndodhin edhe ne rastet e tronditjeve shpirterore
4-Te krijojne gjithmone gjendje kllapi.

28-HEMORRAGJI CELEBRALE

Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, ose ne tru (cerebrale). Ne kete rast hemorragjia eshte e brendshme. Hemorragjia cerebrale u ndodh zakonisht personave mbi 60 vjeç,
KJO semundje njihet ndryshe nga populli edhe me fjalet ‘’i ra pika’’ ose i ‘’plasi gjaku ne tru’’.

Simptomat
:
1-Nuk flet (nuk mund te shqiptoje dot asnje fjale)
2-Nuk leviz gjymtyret (doren ose kemben)
3-Ndodh terheqja e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben
4-Urinon dhe defekon ne menyre te pavullnetshme
5-Te dridhura te pjesshme ose ne te gjithe trupin, te vjella.

29-HEMORROIDE

Semundje qe shfaqet me zgjerim te venave ne fund te zorres se trashe dh qe shkakton rrjedhje gjaku, majasell. Kjo eshte nje semundje  trasheguese intelektuale qe u paraqitet njerezve te cilet qendrojne ulur gjate ne karrige; eshte semundje e shofereve, si dhe e njerezve qe merren me ngritjen e peshave

Simptomat:

1-Pacienteve u vihen re shenjat e semundjet ne lekure
2-Shenjat ne  duar, ne thembra si dhe ne zorre te trashe.
3-Semundja shoqerohet me kruajtje  te padurueshme dhe pas saj me nje gjakderdhje te lehte pas kruajtjes, pas jashteqitjes, etj.
4-Dhembje te herepashershme gjate jashteqitjes ne thellesi te zorres se trashe dhe me djegie ne anen dalese te saj.
30-HERNIE
Semundje qe shkaktohet nga shkarja e nje organi te brendshem ose e nje pjese te tij neper nje te çare ne nje vend tjeter te barkun a nen lekure, qeska e formuar nga organi qe ka shkare ne kete menyre;dhjami, dhjamthi. Ndryshe njihet si shiatik vertebal qe vjen si pasoje e problemeve disko-radikular.
Simptomat:
1-Dhimbje te medha mesi, kurrizi dhe shpine
2-Dhimbja kalon nga vithet, kemba, kofsha e deri ne shputen e kembes
3-Tkurret kolona dhe pengon  perkuljen
4-Dhimbjet shtohen kur personat kolliten apo marrin fryme thelle.
31-HIRREZA
Semundje ngjitese qe u bie bagetive te imta e ua pret qumeshtin si hirre, ua zbardh syte, i verbon dhe ua mahis kyçet e kembeve e thundrat. Zakonisht kjo ndodh tek dhite, qengjat dhe delet.
Simptomat:
1-Qumeshti i bagetive prishet dhe behet si hirre
2- Ne kete rast kafshet humbasin shikimin
3-E kane te pamundur levizjen, si pasoje e mahisjeve te kyçeve
4-U bllokohen kembet dhe thundrat

32 HISTERI

Semundje nervore te njerezit shume te ndjeshem, e cila shfaqet me turbullimin e herepashershem te gjendjes shpirterore e mendore dhe shoqerohet me britma, me te qeshura, me dritherima, me lot etj. I semuri mund te nxirret nga gjendja duke krijuar nje gjendje te tille qe te dominoje situaten qe e ka çuar pacientin ne ate gjendje, pra krijohet nje gjendje me e fuqishme.
Simptomat:
1-Turbullim te gjendjes shpirterore
2-Pacienti leshon britma., te qeshura.
3-ne shume raste semundje shoqerohet edhe me lot dhe dritherima
4-Semundja eshte kronike.
33-HITHI
Semundje qe shkaktohet nga nje kerpudhe shume e vogel parazitare, e cila prek  gjethet e hardhise dhe kokrra te  rrushit dhe i vesh ato me nje pluhur si hi ne ngjyre te murrme.
Simptomat
1-Prek vetem gjethet e hardhise se rrushit
2-I vesh ato me ngjyre te murrme
3-Largohet me helm dhe produkte te tjera
4-Zakonisht shfaqet ne pranvere
7-ATROFIZIM
Semundje e cila dobeson, rregjon dhe mpin nje organ  ose nje ind te organizmit. Ne shume raste njerezit nuk arrine te kuptojne se nga u vine shqetesimet, por ata ndjehen te dobet per te reaguar dhe te pafuqishem per  pune.

Simptomat:

1-Dobesi e pergjithshme
2-Mpirje e nje organi te caktuar
3-Mungese vullneti dhe deshire per vepruar
4-Behet kronike nese nuk kurohet

8-BRONKITI

Semundje e bronkeve qe shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipes se tyre, mahijse e bronkeve. Personat qe preken nga kjo semundje zakonisht behen te varuar kronike, ne rast se nuk kurohen ne menyre te shpejte.  Shenjat e bronkitit thuajse te njejta me ato te gripit.

femije