Thursday, November 11, 2010

Sjellja e mirë është xhennet në zemërİslami resimler Allah Yazısı
E shëroj shpirtin me dhënie shprese.
Sa e ngushtë është jeta po mos të ishte shpresa!
Njerëzit janë pasqyrë e njeriut, nëse ai ka sjellje të mirë ndaj tyre edhe ata do të sillen mirë me të.
Në këtë mënyrë njeriu qetëson nervat,rahatohet dhe ndjen se gjithë shoqëria ku jeton është shok i tij.
Nëse njeriu ka sjellje jo të mirë ndaj njerëzve të tjerë këtë do ta gjejë edhe tek ta. E kush nuk respekton njerëzit ai nuk respektohet nga askush.
Ai që ka sjellje të mirë është më afër qetsisë shpirtërore dhe më larg dhimbjeve dhe plagëve që vijnë nga nervozizmi e brengosja.
Nga ana tjetër,mirësjellja në islam konsiderohet adhurim.
Ja se si na mëson Kur'ani fisnik:
"Ti merre të lehtën,urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve." (Kur'an,7:199)
Po ashtu,duke cilësuar të Dërguarin tonë, Muhammedin a.s.,Allahu xh.sh. thotë:
"Ti ishe i butë ndaj tyre,ngase Allahu të dhuroi mëshirë,e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë,ata do të shkapërderdheshin prej teje,andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta,e konsultohu me ta në të gjitha çështjet,e kur të vendosësh,atëherë mbështetu në Allahun,se Allahu i do ata që mbështeten".(Kur'an, 3:159)
Ndërsa profeti a.s thotë në një thënie të tij:
"Më i dashur tek unë është ai që ka sjellje të mirë,që është i butë dhe bashkues mes njerëzve,ndërsa më i urryer tek unë është ai që përgojon të tjerët,ndan të dashurit dhe u hedh akuza të ndershmëve."

No comments:

Post a Comment